Samiti i NATO-s, Trump flet me Zelensky-n për Iranin: Nëse duhet, do t’i shkatërrojmë

8 Korrik 2026 | 16:18

Donald Trump u takua me Volodymyr Zelenskyn gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, ndërsa gjatë deklaratave të tij komentoi edhe situatën me Iranin, duke paralajmëruar se SHBA-ja mund të godasë objektiva strategjike nëse kjo konsiderohet e nevojshme.

“Nuk po sulmojmë në nivelin më të lartë. Objektivat e nivelit më të lartë janë urat dhe centralet elektrike, aty ku prodhohet energjia. Nëse do të jetë e nevojshme, do t’i shkatërrojmë. Nuk dua ta bëj këtë, por nëse duhet, do t’i shkatërrojmë”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se një natë më parë ishte goditur Ishulli Kharg, duke pretenduar se ishte dëmtuar një pjesë e tij. Sipas Trump, ai kishte urdhëruar që të mos prekej infrastruktura e naftës, pasi, sipas tij, SHBA-ja mund të marrë nën kontroll ishullin.

“Thashë: ‘Mos prekni naftën’, sepse ndoshta do ta marrim nën kontroll Ishullin Kharg. Ata nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndaluar këtë. Zakonisht nuk jam i tillë, por ata e meritojnë vërtet”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm

Trump po mban një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë. Ai e nisi...
18:21 | 08/07/2026

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026