Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiç, lirohet nga burgu

8 Korrik 2026 | 16:29

Momçillo Perishiç, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, u lirua nga burgu më 8 korrik, pasi vuajti më shumë se dy të tretat e dënimit prej katër vjetësh për spiunazh.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë avokati i tij, Novak Llukiç.

“Është miratuar lirimi me kusht, pasi ai vuajti dy të tretat e dënimit. Në burg ka kaluar gati tre vjet”, tha Llukiç.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd, të marrë më 25 qershor.

Gjykata e Apelit në Beograd e dënoi Perishiçin me katër vjet burg, me vendim të formës së prerë, në vitin 2022.

Ai u gjet fajtor pasi, në mars të vitit 2002, në një motel pranë autostradës Ibarska në Beograd, i dorëzoi një dokument sekret ushtarak një zyrtari të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, shtetasit amerikan John Neighbour.

Bëhej fjalë për procesverbalin e një mbledhjeje të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të mbajtur në vitin 2001.

Dokumenti mbante klasifikimin “Sekret ushtarak – tepër konfidencial”.

Dokumenti u gjet te diplomati amerikan gjatë ndërhyrjes së përfaqësuesve të shërbimit të sigurisë së Ushtrisë së Jugosllavisë dhe policisë ushtarake.

Në kohën e arrestimit, në vitin 2002, Perishiç ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Fillimisht, Gjykata e Lartë në Beograd e kishte dënuar atë me tre vjet burg, por më vonë vendimi u ndryshua në procedurën e apelimit.

Perishiç ishte i akuzuar edhe nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, ku u dënua me 27 vjet burg për krime lufte.

Në vitin 2013, Dhoma e Apelit e liroi nga të gjitha akuzat dhe urdhëroi lirimin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm

Trump po mban një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë. Ai e nisi...
18:21 | 08/07/2026

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026