Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit

8 Korrik 2026 | 17:04

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka gjasa ta heqë Sirinë nga lista amerikane e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

I pyetur nga gazetarët nëse do të marrë një vendim të tillë, Trump u përgjigj: “Mendoj se do ta bëj. Pse të mos e bëj?”, duke lënë të kuptohet se administrata e tij po shqyrton këtë hap.

Komentet u bënë gjatë një takimi me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara.

Trump vlerësoi punën e al-Sharaa, duke thënë se ai ka bërë “një punë të shkëlqyer”, ndërsa shtoi se Siria është bërë “shumë e qëndrueshme”.

“Është stabilizuar vërtet dhe ne jemi krenarë për këtë”, deklaroi presidenti amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm

Trump po mban një konferencë për shtyp në Ankara pas samitit të NATO-s dhe takimeve të tij dypalëshe me udhëheqës të tjerë. Ai e nisi...
18:21 | 08/07/2026

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin në Monako dhe gruan e akuzuar për vendosjen e pajisjes shpërthyese, e cila më pas...
17:36 | 08/07/2026