“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj.
33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin në Komisariatin Nr. 3 gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut. Ai, i cili ka deklaruar se reagoi i ekzaltuar nga fryma e turmës, është liruar nga qelia me masën “detyrim paraqitje”.
Prokuroria kërkoi të njëjtën masë sigurie, e cila u pranua edhe nga togat e zeza, ndërsa i riu ishte arrestuar dy ditë më parë.
Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të ishte thuajse në përfundim, Heqimaj, së bashku me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, sulmoi dyert dhe dritaret e Komisariatit nr. 3, pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve.
Ai rezulton pa precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa në dëshminë e tij paraprake ka deklaruar se reagoi me akte dhune i ekzaltuar nga fryma e turmës, e cila gjatë gjithë protestës pati në fokus kërkesën për lirimin e 19 të arrestuarve pas përplasjeve te Parlamenti.

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump
- 17:38 Tensionet në rajon, ministri i Jashtëm i Iranit zhvillon biseda telefonike me homologët e tij në Turqi dhe Oman
- 17:29 Collina: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta, gjyqtarët nuk ndikohen nga presidenti i FIFA