“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë

10 Korrik 2026 | 12:01

Kryeministri Edi Rama prezantoi të premten programin “Rilindja Urbane 2.0”, me një objektiv financimi prej 1.5 miliardë eurosh.

Gjatë prezantimit, Rama tha se programi i ri vjen si përgjigje ndaj ndryshimeve që ka kaluar Shqipëria në vitet e fundit, duke theksuar se rritja e standardeve të jetesës ka sjellë edhe pritshmëri më të larta nga qytetarët.

“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se zhvillimi i deritanishëm kërkon tashmë politika dhe investime që shkojnë përtej infrastrukturës bazë.

Sipas Ramës, dallimi kryesor mes programit të parë të Rilindjes Urbane dhe fazës së dytë është se tashmë fokusi nuk është vetëm transformimi fizik i qyteteve, por krijimi i një modeli më të avancuar zhvillimi.

“Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mundon. Kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarde të tjera”, tha ai.

Rama kujtoi gjithashtu se pas zgjedhjeve të fundit kishte paralajmëruar se rezultati elektoral ishte “një bekim po aq sa një mallkim”, pasi, sipas tij, qeveria tashmë përballet me kërkesa dhe përgjegjësi më të mëdha në raport me qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër

Kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Rilindja Urbane 2.0” foli për një fillim të ri të rimëkëmbjes dhe përfundimit të...
12:31 | 10/07/2026

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës. Me kërkesë të Prokurorisë Durrës...
11:34 | 10/07/2026

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026