Fraksion i dosjes “Revanshi”, GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal me mbi 40 vite burg

10 Korrik 2026 | 13:00

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke shpallur fajtorë dhe dënuar pesë anëtarë të një grupi kriminal të hetuar nga SPAK.

Ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj janë dënuar me nga 10 vite burg secili. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tyre është reduktuar në 6 vite e 8 muaj burg.

Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, dhe Edison Muçeku janë dënuar me nga 8 vite burg secili, dënim i cili u zbrit në 5 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, Armando Ndreca është dënuar me 11 vite burg, të reduktuara në 7 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, anëtarët e grupit janë shpallur fajtorë për disa vepra penale, përfshirë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, armëmbajtjen pa leje, si dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Nga hetimet e SPAK rezulton se:

Më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

Gjatë periudhës maj–korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku dyshohet se siguruan mjetet për vrasjen e Hamza Terziut.

Në korrik–gusht 2020, Elvis Ndreca dyshohet se siguroi mjetet për vrasjen e Durim Bamit.

Në tetor 2020, Armando Ndreca dyshohet se organizoi dhe financoi një grup që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë.

Gjatë viteve 2020–2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe te persona me precedentë penalë.

Vendimi i GJKKO-së përbën një pjesë të dosjes “Revanshi”, ndërsa hetimet e SPAK për çështjen vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do të dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do të angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi,...
14:28 | 10/07/2026

Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” u vu në...
14:00 | 10/07/2026

Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka dalë me një reagim zyrtar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me raportin e Avokaturës së Shtetit. Në reagim...
13:52 | 10/07/2026