Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e saj të 40-të, mbështetja ka ardhur duke u zbehur. Sipas tij, një nga arsyet kryesore është mungesa e qartësisë nga organizatorët për drejtimin që do të marrë lëvizja ndërsa u shpreh se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit duhet të shoqërohet me një plan konkret veprimi.
“Protesta është element i pashmangshëm. Jo vetëm për faktin që ka 40 ditë, sigurisht ky është një faktor, por mbështetja ka rënë pak nga pak, pasi për mendimin tim është edhe kjo pjesa që organizatorët nuk kanë kristalizuar kush janë ata sipër, çfarë do të marrin përsipër të bëjnë dhe ku do ta çojnë. Tirana ua dha mbështetjen pa kufi, por nëse e çon pafundësisht dhe e bën si ritual, rikthehesh si pozita zyrtare dhe bëhesh i lexueshëm. Në momentin që bëhesh i lexueshëm, lind mospëlqimi. Edhe nëse ke një nivel më të lartë se ata që flasin më ulët se pjesëmarrësit në protestë, prapë krijon një pakënaqësi tjetër. U deshën 36 vjet që më në fund Tirana të dilte në bulevard dhe ky shans nuk duhej humbur, por kam frikë se do të shpërdorohet gjithë ky besim që iu dha organizatorëve të kësaj proteste, pikërisht nga qytetarët e Tiranës, profesionet e lira dhe Gjenerata Z. Ka një ndryshim të dukshëm nga ditët e para të protestës. Jo thjesht te numrat, por edhe te kauza. Kjo protestë mblodhi gjithçka që i doli rrugës me qëllimin për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por kjo duhet të materializohet, sepse ndodh që një kryeministër nuk jep dorëheqjen. Në këto kushte duhet një formë tjetër. Nuk e di çfarë do të vendosin organizatorët, por korriku dhe gushti janë muaj të vështirë për ta mbajtur protestën të ndezur. Fëmijët janë me pushime, një pjesë e qytetarëve kanë planifikuar pushimet, i nxehti bën të vetën. Ka shumë faktorë që nuk e favorizojnë. Nëse vendoset një ndërprerje dhe rifillimi në shtator, mund të jetë një ide që ata mund ta marrin në konsideratë”, tha ai.
Duke komentuar idetë për përshkallëzimin e protestës, Hoxha vlerësoi se demonstrimi i forcës duhet të vijë përmes pjesëmarrjes masive të qytetarëve dhe jo përmes grupeve të vogla, pasi kjo, sipas tij, i ka shërbyer më shumë qeverisë sesa vetë protestuesve.
“Aty shoh dy rryma. Lexohen disa pika, por çështja është se si do të realizohen ato. Grupi i parë kërkon një kuvend, por ka një problem: a e përfaqëson dot ai protestën? Grupi tjetër thotë të vazhdojë si protestë pa kokë, një protestë qytetare që kërkon ndryshimin e sistemit politik dhe largimin e kryeministrit. Sa i përket përshkallëzimit, është një grup më i dobët. Unë mendoj se duhet të ketë një lëvizje të shpejtë që të demonstrojë forcë. Ata e bënë demonstrimin e forcës me vonesë dhe me një grup të vogël. Nëse shkon me 200 veta dhe me kazanë plehrash policia të merr para. Por nëse shkon me 10 mijë vetë te Parlamenti, policia nuk ka çfarë të bëjë. Ky lloj eskalimi, në fund, i shkoi më shumë në favor qeverisë sesa protestuesve. Dhe ajo që unë kisha frikë ishte që nuk duhej t’i jepnim qeverisë mundësinë të filmonte me dron një grup të vogël njerëzish. Shpresoj që në shtator protesta të rifuqizohet, ashtu siç ndodhi edhe në Serbi”, tha Hoxha.
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre