Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

11 Korrik 2026 | 10:32

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e tij.

Artisti amerikan ka mbërritur në Shqipëri për koncertin që do të mbahet këtë të shtunë në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në Kashar.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia e Tiranës ka vendosur kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në zonën përreth autostradës Tiranë-Durrës.

“Eagle Stadium” është ndërtuar në një sipërfaqe prej rreth 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa për organizimin e eventit qeveria ka akorduar një fond prej 4 milionë eurosh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
11:51 | 11/07/2026

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Dita e shumëpritur për fansat e Kanye West ka mbërritur pasi këtë të shtunë në mbrëmje pritet të mbahet në Tiranë koncerti i artistit me...
08:05 | 11/07/2026

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026