Nis seanca plenare në Kuvend, opozita vijon bojkotin
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare, e cila i kushtohet shqyrtimit të veprimtarisë së institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura për vitin 2025.
Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë edhe këtë seancë, duke e bërë të dytën radhazi që mungon në punimet parlamentare. Vendimi u është bërë me dije deputetëve përmes një njoftimi të brendshëm, në zbatim të qëndrimit të Grupit Parlamentar.
Demokratët argumentojnë se bojkoti lidhet me mosplotësimin e kërkesave të protestuesve, të cilët prej 43 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë. Protestat janë shoqëruar me kritika jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës dhe mënyrës së përfaqësimit politik.
Në rendin e ditës së seancës janë përfshirë projektrezoluta për vlerësimin e punës së një sërë institucionesh të pavarura, mes tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ILDKPKI, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), INSTAT, AKEP, RTSH, AMA, si dhe entet rregullatore të energjisë (ERE) dhe ujit (ERRU).
Seanca pritet të fokusohet në analizën e performancës së këtyre institucioneve gjatë vitit 2025 dhe miratimin e projektrezolutave përkatëse.
Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
- 10:19 Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
- 10:11 Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane