GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

13 Korrik 2026 | 16:36

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, e cila, pasi dëgjoi palët në seancë, i kërkoi SPAK-ut të saktësojë akuzën. Më herët, gjykata i kishte dhënë mundësi prokurorit të korrigjonte mënyrën se si ishte ndërtuar akuza ndaj të pandehurit.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës Andi Skënderi pretendoi se gjetjet e prokurorisë, kohëzgjatja e hetimeve dhe ngritja e akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale të parashikuara nga ligji.

Gjykata nuk i bëri publike arsyet e detyrave të lëna për SPAK-un, ndërsa pritet që ato t’u komunikohen palëve pas zbardhjes së vendimit.

Sipas akuzës, Roshi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me dy procedura tenderimi të zhvilluara në vitin 2014, njëra prej të cilave lidhej me shërbimin e pastrimit të qytetit. Pretendimet për shkelje burojnë nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar një dëm ekonomik prej rreth 33 milionë lekësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet rrjteti kriminal në Valencia, mes spanjollëve të përfshirë dhe një grup shqiptarësh

Një rrjet kriminal i dedikuar për marihuanën është goditur në provincën e Valencias dhe një mega-plantacion i teknologjisë së lartë është çmontuar, pjesë e së...
19:36 | 13/07/2026

Berisha nga Asambleja e IDC-CDI: Do të krijohet një grup pune ndërkombëtar për të mbledhur fakte mbi narko-shtetin në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pranishëm këtë të hënë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më...
19:23 | 13/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin zonën e Llamanit në Himarë, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe shkurre në zonën e Llamanit në Himarë. Mësohet se flakët janë përhapur me...
19:09 | 13/07/2026