Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një qëndrim lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cilësoi këtë të fundit si një deklaratë të papërgjegjshme dhe indinjuese.
Ministrja Paunoviç, në një intervistë, ishte shprehur se nëse do të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte “pastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998.
Balla u shpreh se qeveria shqiptare ka reaguar në kohë dhe se Shqipëria nuk tallet me çështjet kombëtare. Ai shtoi se edhe vetë ka reaguar në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për këtë çështje.
“Një deklaratë jo vetëm e papërgjegjshme, por indinjuese, e rëndë. Reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë në kohë. Këto janë çështje që nuk adresohen me karagjozllëqe e diletantizëm politik, por janë çështje me të cilat nuk mund të tallemi për një aspekt procedural, nga një deputet në Kuvend.
Ne nuk tallemi me çështjet kombëtare dhe me qëndrimin e mbajtur në nivelin e qeverisë nga ministri i Jashtëm dhe në nivel politik. Kam reaguar në emër të grupit parlamentar dhe, natyrshëm, ky akt i dënueshëm është dënuar edhe nga autoritetet politike dhe përfaqësuesit me të cilët komunikojmë me Komisionin Evropian në të gjitha nivelet, qoftë edhe në nivelin e Marta Kos, si dhe në të gjitha nivelet e tjera. Shqipëria, kur reagon, reagon bashkë me aleatët e vet.
Sa i përket Edi Ramës, është i vetmi kryeministër i këtij vendi i cili çështjen e Kosovës e ka ngritur në mes të Beogradit, duke deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Shqipëria mbështet fuqimisht pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE”, u shpreh Balla.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024