Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit.
Policia bën me dije se i mituri u identifikua dhe u shoqërua pak orë pas kryerjes së veprës penale, ndërsa u sekuestruan sendi i fortë (çekiç), me të cilin dyshohet se ka thyer xhamat e subjektit, si dhe veshjet që mbante në momentin e ngjarjes.
“Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në pedonalen e qytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për kapjen e autorit”, njofton policia.
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, pak orë pas ngjarjes, autori i dyshuar, një 14-vjeçar.
Me të miturin vijojnë të kryhen veprime procedurale, me asistencën e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë në Ngushticën e Hormuzin, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore