Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

17 Korrik 2026 | 12:38

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon bimët medicinale të zonës, të cilat pasi përpunohen në magazinë, eksportohen në Gjermani. Pajisjet moderne që ai ka ngritur kanë rritur efikasitetin e procesit të tharjes, kanë ulur kostot e prodhimit dhe kanë përmirësuar cilësinë e produkteve.

“Kemi kontrata të vazhdueshme dhe klientët na njohin si fermerë të besueshëm. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne. Eksportojmë rreth 20 tonë bimë medicinale në tregun europian”, shprehet sipërmarrësi Ervin Çeraj.

Transformimi teknologjik po shihet si një element kyç për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare, ndërsa procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po krijon mundësi të reja për zhvillim dhe zgjerim në tregjet evropiane. Për Marsela Gurrën, rruga drejt sipërmarrjes nisi si sfidë personale. Përballja me sklerozën multiple e shtyu të kërkonte alternativa ushqimore që mungonin në tregun shqiptar dhe për këtë hapi biznesin e saj në Tiranë, në një rrugicë pranë Ministrisë së Arsimit.

“Koncepti për ‘Panja’ lindi, falë sëmundjes sime. Kam qenë e diagnostikuar me sklerozë multiple dhe, falë një regjimi ushqimor pa gluten dhe pa laktozë, arrita të përmirësohem. Duke parë mungesën e këtyre produkteve në tregun shqiptar, vendosëm të krijonim një produkt artizanal dhe organik“.

Mbështetja e partnerëve evropianë ka sjellë në biznesin shqiptar pajisje, të cilat kanë rritur cilësinë e produkteve. Avantazhet e saj, i ka parë edhe Nikolin Kola, me profesion ekonomist, por që prej 5 vitesh administron biznesin e tij të prodhimit të bukës në Tiranë.

“Jam ekonomist me profesion, por gjithmonë jam marrë me teknologjinë. Vendosa të prodhoj bukë pas periudhës së pandemisë dhe falë pajisjeve me teknologji evropiane, puna është bërë më e lehtë, ndërsa produkti ynë është më konkurrues”, tha Kola.

Ata janë disa nga 55 përfituesit e fondit prej 1 milion Euro, i menaxhuar nga Ambasada Suedeze në bashkëpunim me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në kuadër të programit Eu4Innovation.

Nga janari i vitit 2023, me një buxhet total prej 11,750,000 euro, programi EU4Innovation i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim,i zbatuar nga GIZ Shqipëri dhe Ambasada Suedeze në Tiranë mbështet sipërmarrjet e reja dhe inovacionin në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026