Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson ‘ndjesë të një monstre’ tërheqjen e pjesshme të deklaratës nga ministrja serbe, duke akuzuar se ajo nuk ka reflektuar për përmbajtjen e qëndrimit të saj.
Berisha e akuzon ministren serbe se me korrigjimin e deklaratës së saj, ku zëvendësoi termin ‘spastrim etnik’ me ‘deportim’, ka treguar sipas tij vazhdimësi të një mentaliteti racist.
“Ndjesa e një monstre! Miq, deklarata e Snezhana Paunoviçit, ministre në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit, se ‘po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën’, shkaktoi reagime të shumta.
Ndaj kësaj deklarate, me të cilën kjo monstër dëshmonte se për të gjenocidi është mënyra e zgjidhjes së problemeve ndëretnike, reaguan ashpër zëdhënësja e Komisionit Evropian, Komisionerja për Zgjerim, Znj. Kos, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe, deputetë evropianë, si dhe dhjetëra deputetë e personalitete në Serbi por, natyrisht, jo qeveria e Tiranës.
Ndaj të gjitha këtyre reagimeve, monstra e gjenocidit ‘kërkoi ndjesë’ dhe e ‘korrigjoi’ me cinizëm ekstrem deklaratën e saj, duke thënë se ajo duhej të kishte thënë ‘deportim’ dhe jo ‘spastrim etnik’, duke dëshmuar kështu se thelbi i moralit të saj është racizmi ndaj etnisë tjetër dhe gjenocidi.
Me këtë rast, Partia Demokratike dënon edhe një herë me forcën më të madhe deklaratat raciste, antishqiptare dhe çnjerëzore të ministres serbe, heshtjen si fija e barit të narkoqeverisë së Tiranës, si dhe përsërit kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’ dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit ndaj saj”, shkruan ai.
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake