Italia shënon 1266 viktima, pneumologia shqiptare: Situata shumë e rëndë, janë shtuar pacientët në moshë të re

13 Mars 2020 | 19:55

Italia shënoi një rekord të zi teksa në 24 orët e fundit u shënuan 250 të vdekur nga coronavirusi, duke e çuar në 1266 viktima në total.

Në një lidhje live nga Italia, mjekja shqiptare Brunilda Marku tha se situata gjatë ditëve të fundit është paraqitur shumë e vështirë, teksa është vënë re një shtim i numrit të pacientëve në moshë të re.

“Situata është shumë e rëndë, janë hapur reparte të dedikuara, jemi të mbushur me pacientë në mosha relativisht të reja. Italia ka marrë masa duke kufizuar lëvizjen e njerëzve, por vihet re shtimi i numrit të pacientëve në mosha të reja.

Mos të harrojmë që pacienti 0 në Itali ka qenë një 38-vjeçar, kështu që nuk janë vetëm tq moshuarit të prekur”, tha mjekja.

Sipas saj, periudha e rikuperimit nga kjo sëmundje është relativisht e gjatë duke nisur nga 3 javë e më tej në një periudhë të paparashikuar, kur duhen përsëritur sërish teste me tamponë për të parë gjendjen.

Ajo tregoi eksperiencën e saj me pacientët në repartin e pneomologjisë, ku pacientët në gjendje të rëndë janë të rënduar edhe nga ana psikologjike, pasi gjenden plotësisht të izoluar, me mjekë të maskuar kokë e këmbë të cilëve nuk arrijnë t’iu shquajnë as fytyrën.

 “Unë nuk kam frikë, por është fizikisht dhe psikologjikisht shumë e rëndë, jemi të veshur nga koka te këmbët, ata janë të terrorizuar përballë një mjeku të cilit nuk i shohin dot as fytyrën. Në repartin e terapisë intensive ka pacientë në gjendje shumë të rëndë, të cilit janë plotësisht të izoluar”, – tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021