E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy ditë më parë, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se zhdukja e tyre është raportuar të shtunën, kanë raportuar mediat në Kosovë.
“Rasti është raportuar më 19 korrik 2026, rreth orës 22:35, kur në SPB Shkup është njoftuar për një veturë të markës ‘Mercedes’ me targa gjermane të përmbysur në këtë aks rrugor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një burrë dhe dy gra.
MPB ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.
MPB ka bërë të ditur se më herët, në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar se tre persona ishin zhdukur. Kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në aeroportin e Shkupit.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 11:17 Seanca paraprake, ish-kryebashkiaku i Divjakës paraqitet në GJKKO (VIDEO)
- 11:08 “Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
- 11:03 Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës
- 10:48 Ishte nisur drejt Ukrainës, sulmohet një anije në brigjet e Rumanisë
- 10:32 Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera
- 10:23 Sot seanca e radhës për Veliajn, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullimin e gjyqit për 2 muaj