Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë, ku foli edhe për Paketën e Maleve.
Rama tha se banorët e kishin keqkuptuar deklaratën e tij për legalizimin e objekteve në Theth, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për ndërtesat ekzistuese dhe jo për ndërtime të reja pa leje.
“Është tërësisht e pavërtetë dhe ju jeni dëshmitarë. Unë nuk kam ardhur këtu dhe kam thënë: vazhdoni dhe ndërtoni se i legalizojmë. Unë kam thënë që do të legalizojmë këto ekzistueset, duke filluar nga ndërtimet e vjetra”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, pas vizitës së tij në Theth pati një shtim të ndërtimeve pa leje, pasi disa banorë menduan se objektet e reja do të përfshiheshin në procesin e legalizimit.
“Ajo që ndodhi ishte që pas vizitës sime shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme aty. Meqë po e legalizojmë, thanë hajt se po futemi. U arrit të goditej kartolina botërore e Thethit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrjet pa leje kishin cenuar pamjen e një prej zonave më të njohura turistike të Shqipërisë, duke përmendur edhe zonën pranë kishës së Thethit.
“Lëndina e gjelbër u zaptua, u vunë shtëpiza druri, u rrethua, u shtrua me zhavorr dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto?”, deklaroi Rama.
Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
“Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen edhe 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte