“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali

22 Korrik 2026 | 13:59

Një debat telefonik mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tarantos ka përfunduar me akuza për fyerje me bazë raciste. Këshilltarja Bianca Boshnjaku, me origjinë nga Durrësi, denoncoi në rrjetet sociale se gjatë një bisede me kolegun e saj, Gianni Tartaglia, iu drejtua me shprehje fyese që lidhen me origjinën e saj, përfshirë mesazhin: “Kthehu në Shqipëri”.

Këshilltarja bashkiake e Tarantos, Bianca Boshnjaku, në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, sqaroi përplasjen me kolegun e saj.

Sipas saj, debati nisi për një propozim për ndryshimin e rregullores për personat me aftësi ndryshe. Ajo pretendon se biseda degradoi në fyerje dhe kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Komisionit të Shërbimeve, por mohoi akuzat për racizëm.

“Kam paraqitur para pak ditësh një propozim për ndryshimin e rregullores bashkiake për sa i përket  njerëzve me aftësi të kufizuar. Synimi im ishte ekskluzivisht për të rifutur në rregulloren bashkiake një normë, një mbrojtje drejt personave që janë me kufizime fizike të rëndësishme.

Më vjen jashtë mase keq që kjo iniciativa ime për të mbrojtur këta persona po kthehet në burim përplasjeje. Kolegu Gianni Tartaglia, kryetari i komisionit të shërbimeve të Këshillit Komunal të Tarantos, më kontaktoi telefonikisht për të më kërkuar sqarime. U përpoqa t’i shpjegoja pikë për pikë arsyet teknike, praktike dhe juridike të këtij propozimi që kisha dërguar pranë presidencës së këshillit komunal.

Këtë rregullore bashkiake ne e kemi votuar e kemi aprovuar më 24 qershor. Për arsye që nuk jam në gjendje ta kuptoj pse është hequr kjo pjesë e rregullores që garantonte këtë kategori personash. Sepse ka raste që një normativë mund të jetë shumë e rregullt nga ana formale, por nga ana praktike mund të krijojë probleme.

Për këtë arsye u përpoqa ta ndreq këtë problem. Në arsyetimin tim përpiqesha t’i shpjegoja, por nuk më la as mundësinë sepse ndërsa unë flisja, fliste njëkohësisht edhe ai. Në një moment të debatit i kërkova të ndalej një çast dhe të më ndiqte me tru e arsyetim. Synoja thjesht t’i kërkoja të llogjikonte me mua duke lënë mënjanë emocionet, për të vlerësuar bashkë nga ana teknike dhe praktike propozimin.

Nga ai moment i kësaj shprehjeje që përdora unë, debati i tij politik mori fund. Vendin e debatit politik e zunë fyerjet, vulgaritetet dhe shprehje që nuk kanë absolutisht asgjë të bëjnë me politikën, e aq më tepër nga përfaqësues të institucioneve.

Ka përdorur edhe shprehje vulgare. Me tone të larta dhe agresive më bërtiste që të kthehesha në Shqipëri, si dhe shprehje të tjera fyese ndaj origjinës sime. Idetë e mia mund të kundërshtohen e kritikohen, por origjina ime nuk mund të shndërrohet kurrë në fyerje.

Për fat të mirë kam pasur shumë mbështetje nga kolegët këshilltarë dhe nga qytetarët që më kanë zgjedhur si përfaqësuese të tyre në Këshillin Bashkiak të Tarantos.

Ajo që vazhdon të më vrasë shpirtërisht është që nuk më ka kërkuar akoma falje kolegu që më ka fyer e lënduar. Nuk më ka ardhur akoma as telefonata e kryebashkiakut të Tarantos dhe as Partia ime Demokratike nuk është shprehur akoma”, është shprehur ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026