Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

22 Korrik 2026 | 18:02

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë nisur dy mjete të shërbimit zjarrfikës, një automjet zjarrfikës dhe një mjet tip “pick-up” me efektivë për ndërhyrje.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu forca të Njësisë Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor. Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk ka mundur të afrohet pranë vatrës së zjarrit, ndërsa efektivët kanë vijuar lëvizjen në këmbë për të ndërhyrë në zonën e prekur.

Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e forcave ka nisur ndërhyrjen për izolimin e flakëve, ndërsa pjesa tjetër po i bashkohet operacionit.

Pas rreth dy orë e gjysmë lufte me flakët, të gjitha vatrat e zjarrit janë shuar.

Aktualisht konstatohet vetëm prani tymi brenda sipërfaqes së djegur, pa paraqitur rrezik për riaktivizim në këtë moment. Forcat operacionale kanë nisur tërheqjen nga terreni, ndërsa disa punonjës të Shërbimit Pyjor do të vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm si pasojë e erës.

Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri, e mbuluar kryesisht me shkurre dhe pisha të rralla, vlerësohet të jetë rreth 2 hektarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Konkretisht viktimat e identifikuara janë: Mohamed Lotf dhe Mohamed...
19:18 | 22/07/2026

Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe...
17:49 | 22/07/2026