“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas iu drejtuan bulevardit, duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku vijuan me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë.
“Shqipëria kërkon, revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Jep dorëheqjen”, “Opozitë e shitur”, ishin disa prej thirrjeve të tyre.
Ditën e sotme, revolta është fokusuar te thirrjet ndaj Policisë së Shtetit për të liruar protestuesit, të cilët u shoqëruan gjatë protestës së paradites përballë Parlamentit pasi disa prej tyre goditën me vezë makinat e deputetëve.
“Lironi çunat, lironi vajzat. Sapo më njoftuan se Policia e Shtetit ka vendosur që disa prej protestuesve t’i ndalojë, edhe pse ata janë ndalur në rrugë dhe nuk kanë bërë asnjë veprim të dhunshëm. Është turp që Policia e Shtetit nuk u shërben qytetarëve, por u shërben pushtetarëve”, tha një nga protestuesit.
Tubimi vijon të zhvillohet prej 54 ditësh radhazi, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas mbarimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës ndërsa u ndalën para godinës së Parlamentit.
Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së