Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Ahmetin me dy vite burgim dhe 5 mije euro gjobë.
Ahmeti akuzohet se nuk ka deklaruar 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 0 euro.
Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premtën nga gjyqtari Leon Përlaska. Sipas Gjykatës, dënimi me 2 vite burg, do të ekzekutohet pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë duhet të paguhet në afat prej 3 muajsh.
Në rast se i pandehuri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënim me gjobë, Gjykata mund të ia zëvendësojë dënimin me gjobë, me dënim me burgim. Një ditë burgim do të llogaritet si 20 euro gjobë.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë