Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

24 Korrik 2026 | 15:04

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin e prokurorit Olsi Dado.

Veliaj ka shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e avokatit të tij, Plarent Ndreca, i cili pretendon se gjykata nuk e ka shqyrtuar në themel padinë ku kërkohej të shqyrtohej nëse Olsi Dado ishte emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit.

“Sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t’i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor. Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej”, shkruan avokati.

Ndreca pretendon se gjykata i ka mohuar Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës aksesin efektiv në drejtësi, duke argumentuar se ata nuk kanë interes të ligjshëm për të kërkuar kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror.

“Po nëse nuk ka interes të ligjshëm personi ndaj të cilit janë ushtruar përgjime, kontrolle, sekuestrime, masa sigurimi dhe kufizime të lirisë personale, atëherë kush e ka?”, shprehet Ndreca.

Ai shton se ky vendim, sipas tij, krijon një situatë ku qytetarët nuk do të mund të kërkonin verifikimin e ligjshmërisë së funksionarëve që ushtrojnë kompetenca ndaj tyre.

Në reagim, avokati deklaron se do të vijojë betejën ligjore, duke e cilësuar çështjen si një debat më të gjerë mbi kontrollin dhe përgjegjshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

“Nuk është më vetëm çështja e një prokurori. Është çështja që do të tregojë se çfarë drejtësie ka zgjedhur të ndërtojë Republika e Shqipërisë: një drejtësi që pranon të kontrollojë edhe veten, apo një drejtësi që pretendon të jetë mbi çdo kontroll kushtetues”, përfundon reagimi i avokatit Plarent Ndreca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026