Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)

25 Korrik 2026 | 16:09

Garë, emocione dhe shumë buzëqeshje shënoi edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili lindi si një nismë sportive në qytetin liqenor dhe rikthehet çdo vit për të sjellë momente të veçanta për fëmijët dhe familjet.

Protagonistë të kësaj gare simbolike ishin fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç, të cilët, me hapat e tyre të parë, dhuruan spektakël për të pranishmit. Në aktivitet morën pjesë vogëlushë nga Pogradeci, por edhe fëmijë të familjeve pushuese që po kalojnë verën në qytetin liqenor.

Më shumë sesa një garë, “Maratona e Bebeve” synon të promovojë vlerat familjare, stilin e jetesës aktive dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitete sportive e argëtuese që në moshë të hershme.

Prindërit, të emocionuar dhe krenarë, ndoqën nga afër çdo hap të “kampionëve” të tyre të vegjël, duke krijuar një atmosferë plot dashuri, entuziazëm dhe duartrokitje.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Maratonës Ndërkombëtare Enkelana, e cila këtë vit organizohet për të pestën herë në Pogradec, duke mbledhur sportistë nga 40 vende të ndryshme të botës dhe duke e shndërruar qytetin në një destinacion të rëndësishëm të sportit dhe turizmit gjatë sezonit veror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026