104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte

28 Korrik 2026 | 10:16

Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë në Twitter një histori që dëshmon qëndrueshmërinë e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA ndër breza. Përmes një postimi, diplomatët amerikanë kanë vënë në dukje se miqësia 104-vjeçare bazohet mbi vlera të përbashkëta, ndërsa kanë sjellë në vëmendje një simbol të veçantë që ruhet sot në korridoret e ambasadës: vulën zyrtare që daton që nga vitet 1930, e cila i mbijetoi diktaturës dhe viteve të izolimit falë guximit të një familjeje shqiptare.

Sipas njoftimit të ambasadës, pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939 dhe mbylljes së Legatës Amerikane, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur këtë vulë, duke e mbrojtur me besnikëri për më shumë se katër dekada.

“104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, të farkëtuara ndër breza. 🇺🇸🇦🇱 Prova varet sot në korridoret tona: vula e Ambasadës sonë, që daton që nga vitet 1930. Kur Legata Amerikane u mbyll pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, Loni Adami dhe gruaja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur vulën, duke e mbrojtur atë për më shumë se 40 vjet. Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën më në fund, ata zbuluan vendin e saj të fshehtë në bodrumin e Kancelarisë – dhe po ajo vulë qëndron me ne sot. Një miqësi që historia nuk mundi ta prishte”, thuhet në shkrim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, ku në cilësinë e...
10:59 | 28/07/2026

Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat...
10:48 | 28/07/2026

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026