Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë një ecuri pozitive.
Kështu deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, ku u prezantuan rezultatet e administrimit fiskal për gjashtëmujorin e parë të vitit.
Malaj u shpreh se gjatë kësaj periudhe janë shënuar rritje si të ardhurave, ashtu edhe të shpenzimeve buxhetore, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa ekonomia ka vijuar të mbështetet nga rritja e punësimit dhe aktivitetit të ndërmarrjeve.
“Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të vitit 2026 u rrit me 3.7%, një ritëm më i lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e Bashkimit Evropian”, tha ministri.
Sipas Malajt, pritshmëritë për pjesën e mbetur të vitit mbeten pozitive, ndërsa qeveria parashikon që rritja ekonomike të arrijë në 4%.
“Deri në fund të vitit 2026 parashikojmë që rritja ekonomike të arrijë në 4%, ku kontributin kryesor do ta japin sektori i shërbimeve, si dhe investimet private dhe publike”, deklaroi ai.
Ministri theksoi se objektivi i qeverisë është që Prodhimi i Brendshëm Bruto të arrijë në rreth 29 miliardë euro deri në fund të vitit 2026, ndërsa synimi për mandatin është që ekonomia shqiptare të arrijë një PBB prej 35 miliardë eurosh.
Sipas tij, këta tregues pasqyrojnë qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe krijojnë bazë për vijimin e politikave që mbështesin rritjen ekonomike, investimet dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet
- 13:33 Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
- 13:26 Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 13:25 I dënuar në Itali me 11 vjet burgim për trafik droge, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:54 Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës