Gazetari Kikia e cilëson arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës si një hap të rëndësishëm të SPAK
Gazetari Mentor Kikia tha në Euronews Albania se arrestimi dhe ngritja e akuzave për një zyrtar lokal si Fatos Tushe, i cili ka drejtuar qytetin e Lushnjës për tre mandate dhe është funksionar i lartë politik në Partinë Socialiste, është një hap i mirë për SPAK.
“Ky është një hap për të ndezur motorët e asaj strukture që ka munguar gjithmonë në drejtësinë shqiptare”, u shpreh z. Kikia.
Ai tha se deri më sot rastet kur janë ngritur akuza kundrejt personave që kanë pushtet politik kanë qenë në momentin kur këta persona kanë rënë nga pushteti, ose kanë qenë në opozitë.
“Kemi të bëjmë me një hap të parë të kalimit të asaj që ishte konsideruar një vijë e kuqe e pandëshkueshmërisë së njerëzve të veshur me pushtet politik apo administrativ”, theksoi z. Kikia.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar sot nga policia gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk