Ministrja e Arsimit Besa Shahini mesazh mësuesve që punojnë në kushte shtëpie
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, me anë të një video-mesazhi, iu është drejtuar mësuesve duke i falënderuar për punën e bërë me nnxënësit në këtë javë shumë të vështirë për vendin tonë.
“Mësues të dashur! Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës time për punën e mirë që keni bërë me nxënësit tuaj gjatë kësaj jave. E di që nuk është e lehtë të kalohet nga dërrasa e zezë tek ekrani i kompjuterit, por ju të gjithë e bëtë pa u ankuar fare”, shprehet Shahini.
Më tej ministrja Besa Shahini shprehet se 75% e nxënësve kanë zhvilluar komunikim me mësuesit duke marrë kështu instruksionet e duhura rreth mësimeve.
“Sot që flasim, rreth 75% të nxënësve kanë patur komunikim me mësuesit e tyre – pra me juve – kanë marrë instruksionet nga ju për detyrat që duhet t’i bëjnë gjatë këtyre 2 javëve. Duhet të bëjmë përpjekje të mëtejshme që të përfshijmë sa më shumë nxënës në komunikim direkt me mësuesit e vet. Kështu që ju ftoj, ju lutem, nëse nuk keni rënë në kontakt ende me nxënësit tuaj, ta bëni këtë sa më parë që është e mundur”, thekson ministrja.
Ministrja e Arsimit,shpreh besim tek mësusit që punojnë në kushte shtëpie, ndërsa i inkurajon ata të vazhdojnë misionin e tyre.
“Na pret edhe një javë tjetër e vështirë, ku do të punojmë në kushte shtëpie, por e di dhe jam e bindur që bashkë do t’ja dalim!””, shton ajo.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat