Flakët shkrumbojnë pyjet dhe shkurret e fshatit Vermosh
9 Korrik 2021 |
10:55
Prej 24 orësh zjarret kanë përfshirë shkurret dhe pyjet në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, në afërsi të pikës doganore të Gerçarit.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raporton se flakët e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta dhe situata vazhdon të përkeqësohet.
Komandanti i Repartit të Zjarrfikësve në Koplik, Besnik Hasa tha se janë dërguar në këtë zonë një zjarrfikëse dhe pesë efektivë të repartit.
Javët e fundit zjarret kanë shkrumbuar sipërfaqe me bimësi në zona të ndryshme të vendit.
Në Majën e Jankës të Njësisë Administrative të Vithkuqit, në Korçë janë djegur më shumë se dy hektarë pyje dhe shkurre.
Ndërsa, në Malin e Tomorit u shkrumbuan mbi 30 hektarë tokë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk