Shkarkohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Sarandës
Syrja Bello, shefi i Komisariatit të Sarandës, u shkarkua nga detyra përmes një vendimi të marrë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në këtë pozicion u emërua Klodian Kondi.
Ndryshimi erdhi një ditë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi punën e policisë në Sarandë për ngjarjet kriminale të ndodhura në qytetin bregdetar jugor, përfshirë një plagosje me armë zjarri në një lokal nate, ku u qëlluan dy persona. Rama e cilësoi të patolerueshme ngjarjen në fjalë dhe përsëriti thirrjen për më shumë veprim nga policia.
Sipas kreut të qeverisë, në këtë rast duhej ndëshkuar i gjithë zinxhiri komandues i policisë, pasi në shkelje flagrante të ligjit kishin lejuar veprimtarinë e lokalit pas orarit të lejuar.
Raportimet e shpeshta të krimeve gjatë kësaj periudhe në disa zona të Shqipërisë ka risjellë në vëmendjen publike nevojën për një kontrollon më të lartë policor.
Të enjten, kryeministri Rama i dha 100 ditë kohë Policisë së Shtetit për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore efikasitetin e punës së saj në të gjithë territorin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk