Nikolin Jaka: Biznesi e ka të pamundur të paguajë punonjësit e izoluar

16 Mars 2020 | 18:56

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka e konsideron jetike përkrahjen që qeveria duhet t’u japë bizneseve që janë goditur nga efektet e masave të qeverisë për coronavirusin.

Duke folur për Euronews Albania, z. Jaka u shpreh se “biznesi ka filluar të japë shenja se e ka të pamundur të paguajë pagat për punonjësit që janë të vetë karantinuar.”

Ai tha se kërkesat e biznesit për qeverinë janë rikuperimi i pagave, ndërprerja e kredive dhe interesave si dhe ndërprerja e pagesave fiskale për aq kohë sa do të vijojë kjo situatë.

“Kemi bërë një kërkesë ku të paktën të ketë një kompensim të kapitalit human, që të kemi minimizimin e efekteve që kanë të bëjnë më shumë me të punësuarit se sa me kompaninë”, deklaroi kreu i Dhomës së Tregtisë.

Sa i takon faturës së dëmeve që do të pësoja biznesi dhe ekonomia shqiptare nga e gjithë kjo situatë, z. Jaka deklaroi se, i është bërë ftesë qeverisë për grupe pune të përbashkëta që ekspertët të jenë të saktë në evidentimin e faturës financiare.

I pyetur nëse vendi mund të përballet nga ndonjë krizë për ushqime, z. Jakaj u përgjigj se kjo nuk do të ndodhi sa kohë ekonomia prodhuese dhe e transportit nuk janë ndaluar.

Për deklaratën e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve që janë izoluar në shtëpi, kreu i Dhomës së Tregtisë tha se pret që të njihet konkretisht me këtë ide, ndërsa për propozimet e opozitës tha se, vlerësonte rolin që po luan opozita në këtë situatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021