Ogerta Manastirliu: 27 mjekët e Spitalit të Fierit të dyshuar për COVID-19, dolën negativë

18 Mars 2020 | 13:38

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ testi i dytë i të infektuarit që ishte kontakti i afërt i pacientit 0. Znj. Manastirliu deklaroi se brenda 24 orëve të ardhshme do të kemi përgjigjen përfundimtare të testit  për të konfirmuar përfundimisht mungesën e pranisë së COVID-19 në organizmin e tij. Ndërkohë, negativë kanë rezultuar dhe testet për 27 mjekët e Spitalit të Fierit të cilët dyshoheshin se ishin prekur nga coronavirusi.

“Në këto orë kemi pasur lajme shpresëdhënëse. 27 mjekët e Spitalit të Fierit, të dyshuar se ishin infektuar me COVID-19 kanë rezultuar të gjithë negativë. Një tjetër lajm shpresëdhënës në këto orë me zhvillime dinamike, ka qenë testi i radhës për kontaktin e ngushtë për pacientin zero. Pas 24 orëve të ardhshme, pacientit do t’i bëhet dhe testi për të konfirmuar përfundimisht mungesën e COVID-19 në organizmin e tij”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.

Znj. Manastirliu tha se pavarësisht këtij lajmi të mirë, po merren masa për shtimin e kapaciteteve respiratore në spitale për shtrimin e të prekurve nga COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi gjatë daljes së saj për mediat se shumë shpejt testi për COVID-19 shumë shpejt do të kryhet dhe pranë QSUT-së përveç ISHP-së që ka kryer deri tani testimin e të gjitha rasteve të dyshuara.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e premte, të gjitha urgjencat kirurgjikale do të kryhen tek Spitali Universitar i Traumës. Kurse, për pensionistët e vetmuar, Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë shpërndarjen e medikamenteve me rimbursim në banesën e tyre.

Pas viktimës së parë nga COVID-19, e cila ishte një 73-vjecare nga Durrësi, sot ka ndërruar jetë një 66-vjecar nga Lushnja. Ndërkohë numri i të infektuarve sot ka shkuar në 59 persona.

Lexoni gjithashtu:

Shtohen kufizimet, Rama: Mund të lëvizin vetëm në këto dy orare, ndryshe gjobë

Humb jetën në Spitalin Infektiv 66-vjeçari i infektuar nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 59 numri i të prekurve nga COVID-19

OBSH, si të lahen duart që të shmanget coronavirusi COVID-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026