Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO-së ndaj Adriatik Llallës, gjobitet avokati i tij
Shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 korrik.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj pa arsye dhe për këtë ai u gjobit me 20 mijë lekë.
Ndërkohë në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u vu re se SPAK përfaqësohej nga 2 prokuroret, Enkeleda Millonai dhe Manjola Kajana.
Më 20 maj, Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryeprokurorin Llalla për akuzën e “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie” dhe e dënoi me 2 vite, duke i hequr edhe të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Gjykata, pasi mori mendimin e prokurorëve të SPAK propozoi që seanca të vijonte pa praninë e avokatit, po kjo gjë u refuzua nga ish-prokurori i Përgjithshëm Llalla, i cili kërkoi me doemos që të ishte i pranishëm avokati i tij, Sokol Azizaj dhe gjithashtu tha se nuk ishte në dijeni pse avokati i tij nuk ishte i pranishëm në seancë.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat