“Udhëtarët” shijojnë detin dhe kulturën e Vlorës
Me historinë, kulturën dhe plazhet e shumtë, qyteti i Vlorës njihet dhe si “Qyteti i Flamurit”, pasi aty është shpallur pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Pikërisht Vlora ishte ndalesa e radhës për “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji.
Qyteti i Vlorës ndodhet rreth 155 kilometra në jugperëndim të Tiranës. Emri i qyteti në lashtësi ishte Aulona dhe përmendet nga shumë udhëtarë dhe kroniken të huaj, si një nga qytetet – skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apolonisë dhe Orikut.
Vlora dallon nga qytetet e tjera për historinë dhe traditën e ruajtur ndër vite. Për këtë qyteti ka tre muze, të cilët ofrojnë shumë për turistët dhe tregojnë historinë e Vlorës prej antikitetit dhe deri në vitet e fundit.
Si çdo vizitë e zakonshme në qytet, Renaldo nuk mund të mos vizitonte Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë. Godina fillimisht ka shërbyer si ndërtesë e Karantinës, e pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit.
Muzeu është i pajisur me dokumente të rëndësishme dhe fotografitë e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit. Brenda godinës mund të shihni sallën e mbledhjeve të qeverisë së përkohshme, zyrën e Ismail Qemalit, ku ndodhet karrigia e tij e punës.
Muzeu Historik dhe Arkeologjik i Vlorës është një tjetër muzeu që duhet vizituar. Ndërtuar në fundin e luftës botërore ai mbledh bashkë të gjitha elementët arkeologjikë, që nga periudha antike e deri në vitin 1997.
Prej objekteve që ndodhen aty spikat këmisha metalike që vishej nga luftëtarët, e gjetur në kalanë e Janinës, dy kambanat e vitit 1765, të cilat kanë qenë të vendosura te kulla e Sahatit në Kaninë, fotoja e familjes së Ismail Qemalit dhe vula origjinale e qeverisë së Vlorës.
Për t’u njohur me traditën, veshjet dhe mënyrën e jetesës të Vlorës dhe gjithë Labërisë duhet të vizitoni Muzeun Etnografik të qytetit. I ndarë në “oda” (pavijone) në të do të gjeni elementë të blegtorisë e bujqësisë të punuara prej guri dhe druri dhe veshjet popullore të grave e burrave të Vlorës.
Vlora njihet edhe për plazhet e gjiret e shumta të saj dhe nëpërmjet një turi me anije ju mund të shijoni disa prej tyre.
Ishulli i Sazanit ishte ndalesa e parë e Lonetës, i cili gjatë kohës së luftës së ftohtë ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet, artileria bregdetare etj. Në këtë periudhë ai ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull dhe sot në të gjendet shkolla ku kanë marrë mësim fëmijët e oficerëve dhe shtëpitë e tyre.
Por nuk mund të largohej nga Vlora pa prekur magjinë që të ofron shpella e Haxhi Aliut, që ka qenë “mbretëria” e detarit Haxhi Aliu dhe të pushonte në gjirin e Shën Vasilit.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta