“Udhëtarët” eksplorojnë historinë dhe bukuritë e Borshit
I rrethuar nga ullishtat që pozicionohen natyrshëm me blunë e paqtë të detit, Borshi është një vend që të nxit ta vizitosh jo vetëm për detin, por dhe për historinë që shfaqet në çdo cep të tij. Pikërisht ky fshat është vizituar në serinë e radhës nga “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji.
Borshi, i cili është vetëm 18 km larg Himarës, ka një vijë bregdetare prej 6 km.
Kalaja e Borshit, e cila është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik, ndodhet vetëm 3 km në veriperëndim të Borshit. Ajo ngrihet mbi një kurriz të lartë malor dhe daton që në shekullin e V – IV të erës sonë, dhe që në krye të herës ka pasur një pozicion strategjik, duke qenë një urë lidhëse mes maleve Akrokeraune (Llogarasë) dhe detit.
Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta dhe malet përreth, ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia. Pas ndërtimit ajo u prish në shekullin e V-VI të erës sonë, për t’u rindërtuar sërish në mesjetë.
Ndër vite, kalaja ka pasur pushtues të ndryshëm që nga osmanët e deri te Ali Pashë Tepelena, në shekullin e VIII. Fatkeqësia më e madh që i ndodhi kalasë, siç tregon kryeplaku i fshatit Ritvan Hajdini ishte pas çlirimit të Shqipërisë, ku iu morën gurët për të ndërtuar shtëpi nga banorët.
Brenda kalasë, ku dikur lulëzonte një qytet i tërë, sot duken vetëm rrënojat e mureve të vjetër dhe topat që përdoreshin për të goditur armiqtë. Duke parë nga lartësitë e kalasë, Borshi tregon bashkëjetesën e qetë mes valëve që përqafojnë bregun e detit e relievin kodrinor e malor, duke i dhënë një bukuri të rrallë këtij peizazhi.
Por Borshi ka dhe një kulinari të pasur, ku ndër pjatat më të veçanta është ‘fucka’, një ëmbëlsirë tradicionale e fshatit, e gatuar me miell, ujë dhe vezë, skuqet në fillim përbërja e përgatitur në flluska të vogla dhe pastaj kalojnë në sherbet. duke i dhënë një shije fantastike.
Por të pasionuarit pas aventurës, në Borsh kanë mundësinë që të zhvillojnë shëtitje me kuaj përgjatë fshatit dhe bregdetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta