Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën për zbatimin e ‘Marrëveshjes së Uashingtonit’

6 Gusht 2021 | 12:36

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë sot një rezolutë të thirrur nga opozita për zbatimin e “Marrëveshjes së Uashingtonit”.

Në seancën plenare morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 24 nga Lidhja Demokratike e Kosovës votuan “pro” ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje u abstenua në shumicë.

Rezoluta e thirrur nga LDK i kërkonte qeverisë zbatimin e marrëveshjes së arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë me SHBA-të dhe Serbinë. Sipas projekt-rezolutës qeveria e Albin Kurtit duhej t’i paraqiste Kuvendit një planveprimi për zbatimin e marrëveshjes.

Rezolutat parlamentare nuk janë detyruese, por thjesht rekomanduese ndaj qeverisë.

Marrëveshja e Uashingtonit, e cila u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti i LDK-së me Presidentin serb Alaksandar Vuçiç dhe presidentin Donald Trump.

Ajo parashikon mos-angazhimin për të paktën një vit të Kosovës dhe Serbisë në lobim për njohje apo mos-njohje të pavarësisë. Nga ana tjetër SHBA-së i jepet përparësi për të investuar në HEC-in e Ujmanit.

Po kështu sipas marrëveshjes dy vendet angazhohen në ndërtimin e rrjetit rrugor dhe hekurudhor që lidh Prishtinën me Beogradin.

SHBA ka deklaruar disa herë që pret nga Kosova dhe Serbia zbatimin e marrëveshjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026