Dëmet nga zjarret më të mëdha se asnjë vit tjetër, thotë Haki Çako

11 Gusht 2021 | 19:41

Prej më shumë se dy javësh zjarret e rëna në zona të ndryshme të vendit kanë djegur mijëra hektarë pyje e kullota.

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë për Euronews Albania se aktualisht nuk ka shifra konkrete për dëmet e shkaktuara nga zjarret.

Ai shprehet ka ekspertët janë në terren dhe po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe në ditët pasuese pritet të bëhen publike raportet dhe të dhëna përkatëse.

“Atje ku janë mbyllur zjarret kanë nisur vlerësimet me komisionet përkatëse, një raport konkret pritet të bëhet këto ditë. Janë mijëra hektarë të dëmtuar”, tha Çako.

Sipas tij, përhapja e zjarreve ka dëmtuar e djegur sipërfaqe të konsiderueshme me kullota dhe pyje, duke mos kursyer as zonat e banuara.

“Zjarret kanë përshkruar sipërfaqe të konsiderueshme të kullotave, pyjeve, ara dhe në qendra të banuara”, tha ai.

Kreu i Emergjencave Civile nënvizoi se vitit 2021 mund të cilësohet si viti, që ka shkaktuar më shumë dëme nga zjarret.

Ai u shpreh se qarqet më të prekura nga pasojat e zjarreve janë Vlora, Gjirokastra, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Korça.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026