Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Një mjek dhe një infermier të infektuar me COVID-19 janë shëruar
Mes 17 të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri janë një mjek dhe një infermier. Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Lajmin e mirë e njoftoi vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”, shkruan Manastirliu.
Duke ndarë lajmin se mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, janë 17 numri i qytetarëve që janë shëruar, Manastirliu thotë se po rritet numri i qytetarëve të prekur dhe atyre që kanë nevojë për trajtim në spitale. Mes tjerash, Ogerta Manastirliu u bën thirrje qëtetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e COVID-19.
Postimi i ministres së Shëndetësisë:
“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar. Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv. LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm”, shkruan Manastirliu.
Dita e pestë e protestës, qytetarë gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarë gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë