Qytetarët të mëdyshur për strehimin e afganëve në QS
Afganët do të qëndrojnë përkohësisht në “Qytetin Studenti”, pasi më 1 tetor konviktet do të jenë vetëm për studentët.
“Kjo është një vendqëndrim i tyre provizor dhe ne gjykojmë që do jetë 2-3 javë, derisa kapacitetet akomoduese që do jenë në hotele apo në struktura të tjera të jenë të lira për t’i mikpritur. Kështu që ne gjykojmë që më datën 1 tetor kur të fillojë viti i ri akademik “Qyteti Studenti” do jetë tërësisht i dedikuar vetëm për studentët”, tha Anisa Ruseti, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
Nga 22 godina të ndodhura në “Qytetin Studenti” me një kapacitet 5000 shtretër, 7 prej tyre me kapacitet 1200 shtretër janë nën dispozicion të zyrtarëve afganë. Aktualisht në konvikte ka 930 studentë.
Por me ardhjen e tyre qytetarët që banojnë pranë këtyre ambienteve thonë se do i kushtëzojnë daljet me fëmijët në këtë zonë për shkak të frikës. Të pasigurt po ndiehem edhe një pjesë e studentëve.
“Të sjellësh 200 afganë këtu mes studentëve nuk më duket e drejtë. Do ndalojmë ato lëvizjet që kishim pasdite, shëtitjet në ajër të pastër, se janë njerëz që nuk i njohim, ne ngurojmë nga njerëzit që nuk i njohim, janë fe tjetër, kanë tradita të tjera”, tha një qytetare.
Megjithatë për një pjesë tjetër të qytetarëve ardhja e afganëve në qytet student nuk është shqetësuese.
“Njësoj si ne janë, duan ndihmë dhe mendoj se është detyra njerëzore t’i ndihmojmë”, shprehen ata.
Për të siguruar mbarëvajtjen e afganëve por edhe komunitetit përreth, në godinat ku do qëndrojnë emigrantët mësohet se do të ketë prezencë të shtuar të forcave policore.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet