COVID-19 prek 4 fëmijë në Shqipëri, Eugena Tomini: Spitali Pediatrik është në gatishmëri

26 Mars 2020 | 11:57

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, Eugena Tomini dhe detaje të reja në lidhje me përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Teska iu përgjigj interesit të medias, zonja Tomini theksoi se nuk ka persona të tjerë të prekur ndër anëtarët e Task-Forcës, përveç kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

“Deri më tani vetëm Skëndër Brataj si anëtar i Task-Forcës është pozitiv me COVID-19. Dua të u veçoj se prej disa kohësh Task-Forca i ka kryer takimet online”, tha Tomini.

Ajo tha se spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është në proces për të transferuar pacientët e tij drejt spitalit të Elbasanit pasi ai do të kthehet në spital “COVID-19”.

“Spitali “Shefqet Ndroqi” është në proces për të transferuar pacientet sipas specialiteteve përkatëse shërbimit të spitalit Të Elbasanit. Ky spital do kalojë në Covid 2 kur kapacitetet të jenë të përmbushura primarisht në Infektivin e Qëndrës Spitalore Universitare”, theksoi ajo.

Më tej zonja Tomini u shpreh se një spital do të kthehet në karantinë, por nuk zgjodhi të jepte detaje konkrete mbi këtë plan të ministrisë së Shëndetësisë.

“Një spital do jetë karantinë. Është duke u vlerësuar struktura, është një strukturë ekzistuese. Në momentin e duhur do ketë të gjitha kapacitetet e nevojshme për trajtimin, diagnozën dhe të gjithë elementet e COVID-19”, u shpreh ajo.

Një tjetër çështje, e cila sot ka frikësuar jo pak qytetarët ka të bëj me shtimin e të infektuarve tek mosha pediatrike. Specialistja e ISHP-së nënvizoi faktin se shërbimi I sëmundjeve infektive në spitalin Pediatrik është në gatishëmri për çdo rast të dyshuar me COVID-19.

“Shërbimi i sëmundjeve infektive në spitalin Pediatrik është në gatishmëri për çdo rast të dyshuar me COVID-19”, tha Tomini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Erio Zejnon për përfshirjen e tij në atentatin e planifikuar ndaj Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj. Për shkak...
17:19 | 04/06/2026

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026