Kufizimet e reja kundër COVID-19 në RMV nxisin mijëra qytetarë për t’u vaksinuar
Kufizimet e fundit në Maqedoninë e Veriut që ndalojnë hyrjen e qytetarëve të pa vaksinuar nëpër bare e restorante, nëpër qendra tregtare e shumë institucione të tjera, kanë nxitur mijëra qytetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19.
Në një prej pikave më të mëdha të vaksinimit në Shkup, dukeshin turma të mëdha të qytetarëve të cilët organizoheshin në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës.
Qytetarët në Shkup thonë se nuk janë të sigurt për efikasitetin e vaksinës, megjithatë e rekomandojnë pasi “është për të mirën e njerëzve”.
Por, shumica e personave thanë se po merrnin dozën e parë të vaksinës për të shmangur kufizimet e jo për të mbrojtur shëndetin.
“Për shkak të kufizimeve. Në rregull jam, skam ndonjë problem”, u shpreh një qytetar.
Pas vendosjes së kufizimeve numri i të vaksinuarve në ditë në Maqedoninë e Veriut ka shkuar mbi 12 mijë që vaksinohen për herë të parë. Numri total i vaksinave të aplikuara në Maqedoninë e Veriut është 1 milion e 115 mijë e 988.
Një ndër kufizimet që do të hyjnë në fuqi nga një shtatori është edhe ndalesa për hyrje dhe dalje nga shteti për ata që nuk janë të vaksinuar me të paktën një dozë vaksine ose nëse nuk e kanë kaluar virusin.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje