Shqipëria regjistron shtim infektimesh me COVID-19
Shqipëria ditët e fundit raporton një rritje të ndjeshme të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor thotë se tre qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve të reja është rritur në krahasim me një ditë më parë, duke shkuar në 844.
Rritja e infektimeve ka çuar në rritjen e kërkesave të qytetarëve për t’u trajtuar në spitalet COVID.
Aktualisht në Spitalin Infektiv të QSUT po trajtohen 91 pacientë, kurse rastet aktive kanë shkuar mbi 7 000.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2687
Shkodër 1215
Vlorë 640
Fier 551
Durrës 477
Lezhë 367
Elbasan 332
Berat 269
Gjirokastër 198
Korçë 156
Kukës 102
Dibër 76.
Por pavarësisht kësaj, edhe numri i të shëruarve ka ardhur në rritje. Sipas MSH-së, 204 qytetarë kanë mposhtur infeksionin në 24 orë, duke e çuar totalin e tyre në 131,812.
Deri tani 2,483 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirus ku shumica e tyre kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe muaji shtator do jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Komiteti Teknik i Ekspertëve tha të mërkurën se masat kufizuese aktuale do të mbeten në fuqi, ndërsa kërkoi nga qytetarët t’u drejtohen qendrave shëndetësore për të marrë vaksinën mbrojtëse ndaj COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës