Daut Haradinaj në Balkan Talks: Kurti humbi orientimin nga Amerika dhe besiminin e Uashingtonit zyrtar
Kryetari i grupit parlamentar të partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zoti Daut Haradinaj, ishte sot në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Balkan Talks për të diskutuar rreth votimit pro mocionit të rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit. Haradinaj u shpreh se AAK ka patur vërejtje për mënyrën e menaxhimit të taksës 100% të vendosur ndaj mallrave serbë.
“Ne kërkojmë që taksa të mbetet në fuqi përderisa nuk kemi një garant si SHBA që nuk do të ketë ndarje të Kosovës apo marrëveshje të fshehtë siç është përfolur. Ne kemi ushtruar presion ndaj kryeministrit Kurti që negociimin për heqjen e taksës ta drejtojë në Washington apo në adresa miqësore në Europë, saktësisht në Berlin. Zoti Kurti e hoqi taksën përpara disa ditëve, por nuk ra dakort me Washington-in. Këtu humbi pikë zoti Kurti”, tha Haradinaj.
Ai bëri më tej një paralelizëm duke kujtuar kohën kur AAK ishte në qeveri, duke shtuar se atëherë taksa ishte e vendosur pa kushte.
“Ne nuk ishim të gatshëm të bënim kompromis, vetëm nëse Shtetet e Bashkuara na garantonin njohjen reciproke nga Serbia. Në atë moment mund ta hiqnim. Ne e dimë se taksa nuk do të jetë e përjetshme, por duke patur në anën tjetër një Serbi agresive, ky ka qenë i vetmi mjet që kanë përdorur institucionet e Kosovës. Në njëfarë forme hoqëm nga tavolina dialogun që rrezikonte edhe ndarjen territoriale të Kosovës. Dihet fare mirë që pjesa veriore e Kosovës kontrollohet me vështirësi nga institucionet tona. Çdo prekje e kufijve rrezikon gjakderdhje të reja”, u shpreh Haradinaj.
I pyetur rreth qëndrimit aktual të AAK-së në lidhje me taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë, Haradinaj tha se përveç presidentit të Kosovës, zotit Hashim Thaçi, të gjithë subjektet politike janë shprehur publikisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Ai nënvizoi se një qëndrim i tillë lidhet me rrethanat e momentit.
Në lidhje me votimin për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti ai u shpreh se ishin disa faktorë që çuan në këtë vendim.
“Sjellja e tij e papërgjegjshme, diskriminimi buxhetor i zonave të caktuara, eleminimi i projekteve kapitale, ndërhyrja në kapitalin ose projektin më të madh në Ballkan në këto 20 vitet e fundit siç ishte energjia në Kosovë, këto janë gabime që e çuan zotin Kurti deri në largim. Shihni fundin e diskutimit në bisedën e tij telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, kur thotë do t’i heqim të gjitha barrierat jo tarifore me Serbinë”, u shpreh Haradinaj.
Sa i takon deklaratës së Albin Kurtit, i cili është shprehur se qeveria e tij po rrëzohet për shkak të ekzistencës së një plani të fshehtë, Haradinaj ka komentuar se zoti Kurti e ka humbur orientimin nga Amerika dhe ka humbur besimin e Washingtonit zyrtar. Sipas tij Kosova nuk ka një aleat më të madh se Amerika.
Pavarësisht aleancës me LDK për të rrëzuar qeverinë Kurti, Haradinaj u shpreh se për momentin nuk ekziston një plan i tyre për të bashkuar forcat dhe për të ardhur si aleatë në qeveri.
“Me LDK-në kemi një përvojë shumë të mirë që në vitin 2004 kur kemi bashkëqeverisur me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova. Kemi partneritet edhe në shumë komuna të Kosovës, por në nivel kombëtar nga ajo periudhë nuk kemi patur bashkëpunim.Votbesimi i qeverisë Kurti dhe bashkimi i votave me LDK-në ishte sepse ne jemi parti opozitare. Partitë opozitare presin momentin që të marrin votën për t’i marrë besimin që i është dhënë qeverisë. Në situatën që jemi sot, raporti me LDK-në nuk do të ndryshojë. Ne presim për 2 javë, ky është afati i mandateve kushtetuese që i ka Vetëvendosja. Nëse ata nuk dërgojnë të nominuarin e ri për kryeministër, do të shohim se çfarë mundësish kushtetuese do të ketë. Nuk jemi në atë pozicion që të vëmë në diskutim a do të jemi më tej aleatë në zgjedhje apo jo”, u shpreh Haradinaj.
I pyetur nëse u mor në kohë të gabuar vendimi për të shkarkuar kryeministrin Albin Kurti, për shkak të situatës me coronavirusin e ri në Kosovë, Haradinaj tha se Kosova ka një traditë shumë të mirë që të gjithë institucionet e pavarura e kryejnë funksionin e vetë.
“Unë i përgëzoj institucionet e Kosovës pa dallim, qoftë policinë, shëndetësinë, komunat, drejtoritë, spitale, të gjitha e kanë realizuar punën e tyre mjaft mirë. Në Kosovë është një traditë shumë e mirë që të gjithë institucionet e pavarura e kryejnë funksionin e vetë. Ne e kemi të miratuar buxhetin. Të gjitha linjat buxhetore janë të ndara. Nuk kemi asnjë krizë sa i takon menaxhimit të situatës. Nuk ka asnjë krizë. Do ta shihni se Kosova do ta kapërcejë këtë situatë me lehtësi”, tha Haradinaj.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri