Qeveria hap thesin, jepet rroga minimale për personat që mbetën pa punë për shkak të COVID-19
Qeveria shqiptare ka vendosur që të paguajë rrogën minimale për personat që kanë mbetur pa punën për shkak të masave shtrënguese. Në Fletoren Zyrtare u publikua akti normativ i radhës, i cili parashikon se për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, shteti do të paguajë për personat e vetëpunësuar apo të punësuar rrogën minimale, pra 26 mijë lekë të reja.
Shtrirja e efekteve të këtij vendimi do të jetë për sa kohë do të zgjasë pandemia, por jo më gjatë se 3 muaj. Por, si do të mund të aplikohet për të përfituar këtë shërbim? I vetëpunësuari apo i punësuari duhet të aplikojë online tek drejtoria e tatimeve ku do të japë të dhënat e tij në mënyrë që të bëhet pjesë e listëpagesës së shtetit.
Për bizneset që deklarimet i bëjnë një herë në tre muaj, do të merret për bazë deklarimi i bërë në fund të vitit 2019, ndërsa për bizneset që bëjnë deklarime mujore, do të merret për bazë ajo e muajit janar.
Efektet e këtij akti normative e kanë filluar zbatimin që nga sot, dhe do të mund të përfitojnë pagën e muajit prill, që është shpallur nga shteti edhe si gjendje e fatkeqësisë natyrore dhe kosto e përllogaritur nga buxheti i shtetit shkon mbi 45 milionë euro.
Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë