Kryeministri publikon statistikat e fundit, një tjetër pacient lë Infektivin

28 Mars 2020 | 18:20

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një grafik ku tregon të dhënat për vendet e prekura nga COVID-19. Tabela e publikuar nga z. Rama tregon kurbën e rritjes së të infektuarve pas konstatimit të 20 rasteve të para.

Në këtë grafik, Shqipëria është në nga vendet që nuk ka njohur rritje të menjëhershme të të prekurve dhe sipas kryeministrit kjo ka ardhur valë masave shtrënguese që ka vendosur qeveria.

“Tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë të shigjetës së kuqe, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa duke bërë Rezistencë për Ekzistencë, apo do lëshohemi në krahët e frikës irracionale se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)”, shprehet z. Rama.

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se, një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga Spitali Infektiv.

“Mirënjohëse deri në përulësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm COIVID-19 në shërbim të pacientëve”, shprehet ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026