Veton Surroi: Duhet ndryshuar korniza e negociatave Serbi-Kosovë
Publicisti Veton Surroi shprehet se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur që prej vitit 2011. Ai thotë se dy vendet duhet të vendosin marrëdhënie mes tyre dhe shtoi se pengesë është gjuha konfliktuale.
Gjatë një interviste për “Balkan Talks”, Surroi tha se Serbia nuk e pranon të kaluarën duke mosdënuar krimet e luftës dhe në një kohë kërkon që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE.
Negociatat tha ai do të prodhojnë arritje minimale dhe nevojitet që negociatat të jenë në një nivel të barabartë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse nuk ndryshon korniza e negociatave nuk do të prodhojë asgjë. Negociatat duhet të vendosen e rrafshin e dy shteteve të pavarura që duan të vendosin marrëdhënie paqeje”, tha Surroi.
Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe e cilësoi një “gabim” nga ana e Kosovës. Sipas tij marrëveshjet për rregullimin e jetës së serbëve në Kosovë duhej të bëhej pasi Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës.
Për “Open Balkan”, Surroi tha se ka një garë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se “mëkati i parë” është se besohet se mund të ketë integrim të rajonit pa përfunduar ende konfliktet duke iu referuar mosmarrëveshjeve që Serbia ka me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut