Policia e Tiranës arreston një person me 1 kg kokainë në makinë

7 Shtator 2021 | 18:15

Një person u arrestua pasditen e sotme në Tiranë teksa po lëvizte me rreth 1 kilogram kokainë në makinë.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se personi, i idetifikuar si Haxhi Mykaj u arrestua gjatë një operacioni të Policisë së Tiranës në rrugën “Azem Galica” më Paskuqan.

Policia thotë se krahas kokainës, 44-vjeçarit i janë sekuestruar 39 thika dhe një automjet. Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi thekson se agjentët e policisë kanë kryer gjithashtu kontrolle në banesën e të arrestuarit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së 44-vjeçarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026