Deputeti shqiptar: Asnjë sinjal pozitiv nga Serbia, pavarësisht “Open Balkan”

8 Shtator 2021 | 22:43

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e përjetojnë mirë “mosmarrëveshjen” që ekziston mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

Kryetari i Partisë Për Veprim Demokratik tha se ata “presim një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës” si në marrëdhëniet bilaterale dhe iniciativat rajonale.

Duke folur për “Open Balkan”, Kamberi theksoi se “pret ndryshim të qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës” dhe shtoi se shqiptarët janë “pakica e vetme që u mohohet përdorimi i identitetit, flamuri kombëtar”.

“Nuk ka asnjë sinjal pozitiv të ndryshimit të qasjes së Serbisë në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha ai.

E gjithë kjo sjellje e Serbisë tha ai vjen në një kohë kur Beogradi kërkon të krijojë një “pakicë të privilegjuar” serbe në Kosovë. Kjo sipas tij do të sjellë pasoja në Ballkanin Perëndimor duke sjellë konflikte.

Ai nënvizoi se Serbia nuk mund të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët duke lidhur marrëveshje me njërën pjesë, duke iu referuar Shqipërisë dhe nga ana tjetër duke tentuar që të zhbëjë pjesën tjetër, Kosovën.

“Nuk mund të ketë raporte të mira me Shqipërinë pa e njohur Kosovën. Pengesa kryesore e stabilitetit në Ballkan është mos njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Kamberi.

Deputeti shqiptar u shpreh se nuk ka pasur mundësi të ketë takime me drejtues të lartë të Shqipërisë për të shprehur këto shqetësime duke thënë se takimi i fundit ka qenë kur ministër i Jashtëm i Shqipërisë ishte Gent Cakaj.

Nga ana tjetër tha se ka pasur dy takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku ka marrë premtimin “për të përfshirë Luginën e Preshevës në buxhetin e Kosovës vitin e ardhshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026