APP pezulloi tenderat, Basha i pakënaqur me qeverinë: Të anulohen të gjitha PPP-të korruptive

2 Prill 2020 | 05:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti vendimin për pezullimin e tenderave, ndonëse të vonuar. Pezullimi i tenderave ka qenë një nga kërkesat e vazhdueshme te kreut të demokratëve.

“Hapi i sotëm, i kërkuar prej më shumë se 3 javësh nga opozita duhet të shoqërohet menjëhërë me anulimin e të nga qeveria e të të gjithë koncesioneve dhe pagesave dhe PPP ,dhe çdo lekë i qytetarëve,  duhet të shpenzohet në dobi të tyre dhe vetëm për tejkalimin krizës që ka shkatuar pendemia. As shqiptarët dhe as Shqipëria nuk e kanë luksin të shpenzojnë miliona euro me koncesione dhe PPP e tendera korruptive të panevojshëm”, shtoi Basha.

Masat e qeverisë Basha i quajti të pamjaftueshme, ndërsa kërkoi mbështetje për shtesat në nevojë dhe biznesin, kreu demokrat i ktheu përgjigje kryeministrit edhe për deklaratat e tij bërë në Euronews Albania.

“Sot që flasim, shumica dërrumese e familjeve po përballen me vështirësi të mëdha, vështirësi në kufijtë e mbijetëes pa paga dhe pa të ardhura, ndërkohë që bizneset janë lënë pambështetje dhe me presionin se si do mund t’i kthen një gjendje sadopak normale”, tha Basha.

Lexoni gjithashtu:

Pezullohen prokurimet, APP njofton se vetëm tenderimet të lidhura me COVID-19 do të lejohen

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026