A cenohet Kodi Zgjedhor me rritjen e pagave? Celibashi komenton vendimet e qeverisë

30 Mars 2023 | 12:09

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në lidhje me premtimin që dha kreu i qeverisë Edi Rama për rritjen e pagave mesatare ndërkohë që në 14 maj  mbahen zgjedhjet lokale.

Celibashi në një komunikim me gazetarët tha se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.

“Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re. Janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se deri më  tani në KQZ janë dorëzuar 832 lista për këshillat bashkiakë.

Në një komunikim me gazetarët ai theksoi se aktualisht janë 147 kandidatë për kryetarë bashkie.

Në total sipas kryekomisionerit janë 22 mijë e 607 kandidatë për këshillat bashkiak dhe kryetarë bashkie.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026