A do bashkëveprojë Kurti me deputetët serb? Peka: Ai hyri në zgjedhje i vetëm por…
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avenir Peka, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë në emisionin “Review” me Greta Topjanën, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, votimi nuk u prodhua shumica e nevojshme, duke lënë vendin në pasiguri institucionale.
Peka analizoi arsyet e këtij ngërçi politik, duke theksuar mungesën e një konsensusi mes partive kryesore dhe vështirësitë që mund të hasen në rast se Presidentja Vjosa Osmani mandaton dikë tjetër për krijimin e qeverisë.
“Secila prej partive kryesore u futën më kandidatin e vet për kryeministër. E dinin se ansjëra nga këto parti nuk dilte e para.
Konsensusin e kanë gjetur në kundërshtimin e krijimit të koalicionit me Kurtin, por nuk besoj qe do e gjejnë nëse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani jep një mandat dikujt për të krijuar qeveri, sepse duhet të gjejnë kandidatin për kryeministër që nuk e kanë. Së dyti duhet ti mbledhin votat që nuk i kanë. Këtu Kurti nuk mund ti përfshijë serbët sepse Kurti ka ardhur në pushtet duke i luftuar ata. Kjo ka qenë karta e tij.
Në një parti që merr mbi 50% është anomali. Anomalia e 51% janë dy elementë: pakënaqesia e qyetarëve të Kosovës në 20 vjet qeverisje nga partitë e tjera dhe luajtja e kartës nacionaliste qoftë me asocacionin e komunave serbe qoftë me luftën politike”, tha Peka.
Ai solli gjithashtu në vëmendje rolin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raportet e tij me ndërkombëtarët dhe ndikimet që janë bërë në zhvillimet e brendshme dhe të jashtme politike të Kosovës.
“Tek politika e Kurtit si qeveri, 90% ka qenë raport me Serbinë, 10% ka qenë qeverisje e brendshme gjë që ka çuar në një konflikt me ndërkombëtarët.
Ajo linjë që nisi ndryshe nga partitë e tjera , është se Kurti nuk dinte të bënte mbrapa që të krijonte aletatët edhe te faktorët ndërkombëtare, të cilët sot i ka kundër”, theksoi eksperti Avenir Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur
- 08:09 SHBA nis sulme ajrore ndaj Iranit, Trump: Goditën me dron anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!